• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panel: Servisi nacional faktor i rëndësishëm për mbrojtje të interesave të qytetarëve, elitat politike të ndalojnë ta shohin si pre politike

Panel: Servisi nacional faktor i rëndësishëm për mbrojtje të interesave të qytetarëve, elitat politike të ndalojnë ta shohin si pre politike

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Radiotelevizioni nacional është faktor i rëndësishëm në sferën audiovizuele nga aspekti i mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe që kjo të mund të zhvillohet në drejtim të servisit publik të pavarur komplet reforma më e rëndësishme duhet të jetë në qasjen e elitave politike drejt raportit drejt servisit publik. Ata duhet ta sqarojnë se RTM nuk është ndërmarrje e thjeshtë publike dhe nuk mund ta shohin si pre politike. Është e nevojshme që edhe rregullatori dhe servisi publik të disponojnë me resurse adekuate financiare dhe njerëzore. 

Këto ishin një pjesë e porosive kryesore nga ngjarja e sotme promovuese "Rëndësia e funksionimit të Servisit publik radiodifuziv për demokracinë në Evropë", që u mbajt në Shkup. Ngjarja është pjesë e Projektit tuining "Fuqizim i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe servisit publik" i financuar nga BE-ja, të cilin e zbaton Fondacioni gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar juridik në partneritet me Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Servisit publik. 

Sipas drejtorit të Servisit radiodifuziv publik Marjan Cvetkovski, është arritur progres në RTM me ndryshimet e fundit ligjore për harmonizimin e legjislacionit vendor me atë evropian, por institucionet përsëri nuk e respektojnë zgjidhjen ligjore për financim të veprimtarisë radiodifuzive dhe RTM nuk e merr shumën e plotë që i takon në përputhje me Ligjin si për vitin e kaluar, ashtu edhe për këtë vit. 

Cvetkovski në paraqitjen e tij në këtë ngjarje theksoi se është thelbësore që të miratohet ndryshim i disa ligjeve, ose që të miratohet ligji i ri për RTM-në, në të cilin do të mënjanohen të gjitha kufizimet në punën e RTM-së, të cilat e bëjnë të varur nga më shumë institucione qeveritare. 

Siç informoi, në vitin 2012 Televizioni i Maqedonisë ishte digjitalizuar komplet dhe ishte servisi i parë publik radiodifuziv në rajon i cili kaloi nga teknologjia SD në atë HD. RTM, theksoi, ka pësuar ribrendim të plotë, hapësira komplet të rinovuara dhe modernizuara. 

Siç theksoi, është miratuar Strategji pesëvjeçare për zhvillim të RTM-së. Theksoi se detyrimet të cilat i përcakton Strategjia, ndërsa realizimi i të cilës nuk ka lidhje me financa, RTM tashmë i ka realizuar. 

Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski, gjatë ngjarjes së sotme theksoi se me ndryshimet e reja të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, i cili nga korriku i vitit të kaluar është harmonizuar me Direktivën e shqyrtuar për Shërbime Mediatike Audiovizuele, Agjencia ka marrë detyrime plotësuese kështu që tani është kompetente edhe për subjekte të tjera në treg, siç janë platformat për shpërndarje të videove dhe influencuesve.

Ai shtoi se përveç Agjencisë, shfrytëzues i projektit është edhe Servisi radiodifuziv publik RTM, i cili është faktor po aq i rëndësishëm në sferën audiovizuale nga aspekti i mbrojtjes së interesave të qytetarëve, dhe të drejtës së tyre që të informohen me kohë, në mënyrë objektive dhe të saktë, të liruar nga interesat partiake dhe të bizneseve. 

Pikërisht për këtë, nënvizoi, është veçanërisht me rëndësi që RTM vazhdimisht të jetë në hap me teknologjitë e reja dhe të punojë në zhvillimin e programit të saj dhe të gjetjes së teknikave të reja për të pasur qasje te publiku më i gjerë. 

Siç potencoi, për përmbushjen e kompetencave dhe detyrimeve të saja, është e nevojshme që edhe rregullatori dhe servisi publik të disponojnë me resurse adekuate financiare dhe njerëzore. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR