• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panel për propozim ndryshimet e Ligjit për lojëra të fatit: Propozimi i Qeverisë nuk i mbron qytetarët por mund të konsiderohet si hap i parë drejt asaj

Panel për propozim ndryshimet e Ligjit për lojëra të fatit: Propozimi i Qeverisë nuk i mbron qytetarët por mund të konsiderohet si hap i parë drejt asaj

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Instituti për demokraci dhe analiza ekonomike (IDAE) sot ka mbajtur panel diskutim me temë "Propizim ligji për lojëra të fatit: Zgjidhje ose Maskim?", ku panelistët kanë diskutuar për efikasitetin e propozim ligjit dhe rrezikshmëritë e kazinove, bastoreve dhe llojeve tjera të lojërave të fati, së bashku me kompanitë për kredi të shpejta, ndaj qytetarëve. 

Kryetari i Lëvizjes kundër bixhozit, Xhemal Abdiu, theksoi se propozimi i Qeverisë për largimin e lojërave të fatit për 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme nuk e plotëson kërjesën e Lëvizjes kundër bixhozit, nuk i mbron qytetarët dhe familljet e tyre, megjithatë ne këtë e konsiderojmë si hap të parë drejt mbrojtjes së qytetarëve në këtë aspekt.

Abdiu theksoi se kërkesa e kësaj lëvizje mbetet e pandryshuar që në vitin 2016, dislokimi i të gjitha lojërave të fatit 3 kilometra nga vendbanimet.

"Nga momenti kur ka ndodhur vrasja e dy të rinjve në Vizbeg ne kemi ndryshuar mendim dhe që atëherë mbyllje e plotë deri në miratimin e një ligji të pranueshëm, i cili do ta mbrojë mirëqenien e qytetarëve, theksoi Abdiu. 

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, i cili theksoi se pasi që partia e tij dha propozim për ndryshim të këtij Ligji, nuk ka marrë mbështetje as nga partitë qeveritare, as nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, por gjithashtu përmendi se mediat nuk kanë dhënë mbështetje të mjaftueshme rreth kësaj çështje.

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, i cili bëri krahasim me vendet dhe qytetete më të mëdha evropiane theksoi se në Komunën e Çairit me popullatë prej 62 mijë qytetarë ka pesë kazino dhe rreth 25 bastore, ndërsa në një qytet me rreth një milion banorë siç është Vjena ka vetëm një kazino.

Profesori Ali Pajazi, i cili duke e elaboruar anën historike të lojërave të fatit tha se këto lojëra datojnë që nga fillimi i ekzistencës së njeriut, por gjithashtu i sqaroi ndikimet e mëdha të dëmshme, që i sjellin në shoqëri, por edhe individualisht ndaj qytetarëve dhe familjeve të tyre.

Ndërsa kryetari i IDAE, Ilir Osmani i tregoi analizat e hulumtimit të Institutit për lojërat e fatit dhe theksoi se sipas të dhënave të marra nga Ministria e Financave, së bashku me Lotarinë shtetërore, janë mbi 1.400 objekte që organizojnë lojëra të shans.

Në seancën e 135-të të Kuvendit të sotëm do të ketë lexim të dytë të Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojëra zbavitëse me procedurë të shkurtuar, i cili parashikon zhvendosjen e të gjitha objekteve që organizojnë lojëra fati 500 metra nga shkollat ​​bazë dhe të mesme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR