• e hënë, 23 dhjetor 2024

Panel - diskutim "Tranzicioni i gjelbër energjetik dhe mjedis më i shëndoshë jetësor për të ardhme evropiane"

Panel - diskutim

Shkup, 9 janar 2024 (MIA) - Panel diskutim në temë "Tranzicioni i gjelbër energjetik dhe mjedis më i shëndoshë jetësor për të ardhme evropiane", në kuadër të fushatës qeveritare "E ardhmja evropiane, më afër se kurrë" e drejtuar në përfitimet nga procesi i integrimeve evropiane dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, organizon në Shkup Qeveria në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

Fjalim hyrës në këtë ngjarje, siç është paralajmëruar, do të ketë ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ndërsa do të marrin pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, eksperti në ASHAM në sferën e energjetikës dhe mjedisit jetësor Aleksandar Dedinec dhe udhëheqësja e programit për klimë në Eko vetëdije dhe aktivistja ekologjike Elena Nikollovska. 

Përmes panel - diskutimit, siç informojnë organizatorët, do të informohet publiku në Maqedoninë e Veriut për nevojën e tranzicionit të përforcuar energjetik dhe ndërtim të sistemit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të energjisë nga burime ripërtëritëse - diell, ujë dhe erë dhe do të analizohen dhe debatohen përfitimet për qytetarët nga integrimi në BE i vendit në lidhje me mjedisin jetësor dhe efektet ndaj tranzicionit energjetik nëpër të cilin kalon Maqedonia e Veriut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR