Panel diskutim „Po ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen“ me rastin e një vjetorit të Qeverisë
- - Panel diskutim "Po ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen“ do të mbahet sot në Shkup me rastin e njëvjetorit të Qeverisë.
- Post By Fitore Curri
- 08:51, 24 qershor, 2025
Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) - Panel diskutim "Po ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen“ do të mbahet sot në Shkup me rastin e njëvjetorit të Qeverisë.
Në panel diskutimin në Sallën Solemne të Qeverisë do të marrin pjesë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministër dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Zllatko Perinski, ministër për Vetëqeverisje Lokale dhe Vesna Janevska, ministre për Arsim dhe Shkencë.
Moderatore të panel diskutimit do të jenë zëdhënëset e Qeverisë, Marija Miteva dhe Venera Latifi Azizi. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s