Panel diskutim në Kumanovë: "Kthesa magjike – ‘Çfarë mësove?’ ose ‘Çfarë përfitove?’” nën organizim të MASH-it
- Panel diskutimi i katërt në kuadër të fushatës kombëtare "Magjia është në dijen" të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mbahet sot në Shtëpinë e Zejtarëve në Kumanovë. Tema e panel diskutimit është "Kthesa Magjike - 'Çfarë mësove?' ose 'Çfarë përfitove?'", me fokus në mënyrën se si ndryshon mënyra se si vlerësohen njohuritë dhe rezultatet dhe si mësuesit e njohin progresin dhe potencialin e nxënësve. Panel diskutimi thekson rëndësinë e profesionit të mësuesit dhe ndikimin që mësuesit kanë në krijimin e gjeneratave të ardhshme.
- Post By Fami Bajrami
- 13:49, 16 nëntor, 2025
Kumanovë, 16 nëntor 2025 (MIA) - Panel diskutimi i katërt në kuadër të fushatës kombëtare "Magjia është në dijen" të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mbahet sot në Shtëpinë e Zejtarëve në Kumanovë. Tema e panel diskutimit është "Kthesa Magjike - 'Çfarë mësove?' ose 'Çfarë përfitove?'", me fokus në mënyrën se si ndryshon mënyra se si vlerësohen njohuritë dhe rezultatet dhe si mësuesit e njohin progresin dhe potencialin e nxënësve. Panel diskutimi thekson rëndësinë e profesionit të mësuesit dhe ndikimin që mësuesit kanë në krijimin e gjeneratave të ardhshme.
Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska në deklaratë theksoi se sot diskutohet për një gjë të rëndësishme, “Çka mësove, ndërsa çka përfitove”, ku potencohet rëndësia nga ajo që është mësuar, njohuritë, aftësitë, por edhe roli i mësimdhënësve. Sipas sekretares shtetërore, qëllimi i panel-diskutimeve është që nxënësit të kuptojnë se mësojnë për njohuri për aftësi, ndërsa jo për notë.

Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe MASH vazhdimisht punojnë në modernizimin dhe reformat në sistemin arsimor, vlerëson drejtoresha e Byrosë, Millka Trimçevska.
Komuna e Kumanovës vazhdimisht investon në përmirësim të infrastrukturës në shkolla. Në komunë ka 49 objekte në 21 shkolla, gjysma e tyre tashmë janë rikonstruuar si në mjediset urbane, ashtu edhe në ato rurale.
Në Kumanovë ka rreth 1.700 mësimdhënës.
Hilda Dimitrievska, mësimdhënëse klasore në SHFK “Kërste Misirkov”, vlerëson se porosia për nxënësit është e qartë, me rëndësi është dituria dhe për çdo sukses nevojitet mund dhe punë.
Ajo e theksoi edhe rëndësinë nga puna pas orëve, të edukimit shtesë përmes pjesëmarrjes në projekte, përmbajtje jashtë mësimore.

Pikëpamjet e tyre i ndanë edhe Nagri Rexhepi drejtori i SHMK “Sami Frashëri”, Daniella Stojanovska, mësimdhënëse në SHFK “Hristian Karposh” – Kumanovë dhe Ivan Nacevski, prind i një nxënësi në SHFK “Koço Racin” nga Kumanova.
Panel – diskutimet e mëparshme u mbajtën në Shkup, Prilep dhe Tetovë. fc/
Foto: MIA