Panel diskutim me temë "Pjesëmarrja politike e personave me pengesa"
- Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë "Inkluziva", në bashkëpunim me komunën e Tetovës, sot do të organizojnë panel diskutim me temë "Pjesëmarrja politike e personave me pengesa".
- Post By Besnik Shuki
- 07:26, 3 tetor, 2023

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë "Inkluziva", në bashkëpunim me komunën e Tetovës, sot do të organizojnë panel diskutim me temë "Pjesëmarrja politike e personave me pengesa".
Siç paralajmëron "Inkluziva", ky do të jetë forum i hapur për diskutim thelbësor dhe për rëndësinë nga përfshirja e personave me pengesa në procesin politik dhe procesin e marrjes së vendimeve në shoqëri.
Temat e diskutimit do t'i përfshijnë sfidat dhe mundësitë që i presin këta persona, si dhe masat dhe politikat, të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike. bsh/
Foto: Fejbuk profili i "Inkluziva"