• e mërkurë, 10 korrik 2024

Panel diskutim “Investime në sport për suksese të reja në sport”

Panel diskutim “Investime në sport për suksese të reja në sport”

Shkup, 19 mars 2024 (MIA) - Agjencia për Rini dhe Sport sot në Shkup organizon panel diskutim me temë “Investime në sport për suksese të reja në sport”.

Në panelin, siç bëhet e ditur fjalime do të kenë Naumçe Mojsoski drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, Aleksandra Vojnevska kryetare e Federatës së atletikës, Pançe Milevski këshilltar për sport në Qeverinë e RMV-së, Viktorija Avramovska - Madiq zëvendësministre e Drejtësisë dhe Dimitar Kovaçevski ish kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

"Në panel do të diskutohet për më shumë tema në sferën e sportit, si gjendja momentale në sport, masat aktuale dhe të ardhshme për zhvillimin e sportit dhe mbështetjen e sportistëve, barazinë gjinore dhe përfaqësimin e grave në sport, si dhe rregullativat ligjore lidhur me sportin", theksohet në komunikatë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR