• e premte, 05 korrik 2024

Panel: " Debutimi i dezinformatave antigjinore"

Panel:

Shkup, 29 prill 2024 (MIA) - Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Jurop Haus Shkup organizojnë diskutim të quajtur "Debutimi i dezinformatave antigjinore" që do të mbahet sot në Jurop haus në Shkup.

Ambasadori Dejvid Gir do ta hapë manifestimin me fjalën e tij hyrëse, pastaj do të fillojë diskutimi ku do të flasin Mila Carovska, drejtoreshë ekzekutive, HERA, Irena Cvetkoviq, drejtoreshë ekzekutive, Koalicioni Margini dhe Meri Jordanovska, gazetare hulumtuese, agjencia META.

Ngjarja, siç theksojnë nga Jurop haus, doli nga përcaktimet strategjike të Delegacionit për përforcimin e bashkësive lokale në ballafaqimin me ndikimin e dëmshëm të fushatës dezinformuese antigjinore dhe i njejti është organizuar në bashkëpunim me rrjetin Jurop Haus në suaza të bashkëpunimit të lidhur për ndërtimin e rezistencës ndaj dezinformatave dhe promovimit të edukimit mediatik në Maqedoninë e Veriut. sa/

Foto: Jurop haus

QËNDRONI TË LIDHUR