• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pandarovski: Nuk pres që autoritetet turke ta zvarrisin ekstradimin e Lupço Palevskit

Pandarovski: Nuk pres që autoritetet turke ta zvarrisin ekstradimin e Lupço Palevskit

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA)  - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sonte në emisionin "Samo intervju" në televizionin Kanal 5 tha se nuk pret që autoritetet turke ta zvarrisin procedurën për ekstradimin e Lupço Palevskit, i akuzuar i parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

Ai nuk tregoi nëse ka kontaktuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në lidhje me përshpejtimin e ekstradimit të Palevskit, por tha se Ministria e Drejtësisë ka marrë sinjale pozitive nga Turqia.

"Në Ministrinë e Drejtësisë kanë marrë sinjale pozitive nga kolegët e tyre se do të veprohet maksimalisht shpejtë në kuadër të atyre normave. Në përgjithësi, kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike me Turqinë. Nuk e shoh ndonjë arsye që të zvarrisin, të mos e japin njeriun. Kuptohet, nëse janë përmbushur parakushtet sipas ligjeve turke. Nuk mund të spekuloj kur do të vinte. Megjithatë, nuk do të presim me vite, siç kishte disa paralajmërime, duke supozuar për disa motive të fshehta. Por, unë nuk mund të shoh nëse ka motive të fshehta", thotë Pendarovski.

Presidenti Pendarovski më 12 dhjetor i ka dërguar porosi kabinetit të homologut turk Rexhep Taip Erdogan, në lidhje me ekstradimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë Lupço Palevski. Por, nga kabineti i tij na informuan për hollësitë e porosisë.

Palevski më 6 dhjetor ishte arrestuar në qytetin turk Baliksir. Pas arrestimit të tij, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka dërguar kërkesë Turqisë për ekstradimin e tij. Zyra e kryeprokurorit publik në Beliksir i ka caktuar paraburgim 40 ditësh Palevskit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR