Panairi i parë BE-MK për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe rrjetëzim
- Në organizim të Programit "BE-ja për komunat", sot në Shkup do të mbahet Panairi i parë BE-MK për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe rrjetëzim. Qëllimi i kësaj ngjarje njëditëshe është të promovohen praktikat e mira dhe projektet e suksesshme të financuara nga BE-ja, që nxiten partneritete të reja mes komunave, si dhe të hapet hapësirë për shkëmbim të përvojave dhe ideve për zhvillim të mëtejshëm lokal.
- Post By Sara Ademi
- 07:57, 18 qershor, 2025
Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Në organizim të Programit "BE-ja për komunat", sot në Shkup do të mbahet Panairi i parë BE-MK për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe rrjetëzim. Qëllimi i kësaj ngjarje njëditëshe është të promovohen praktikat e mira dhe projektet e suksesshme të financuara nga BE-ja, që nxiten partneritete të reja mes komunave, si dhe të hapet hapësirë për shkëmbim të përvojave dhe ideve për zhvillim të mëtejshëm lokal.
Ngjarjen zyrtarisht do ta hapin ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe menaxheri i Programit "BE-ja për komunat", Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Enco Damiani. E gjithë ngjarja është tërësisht publike dhe e hapur për mediat.
Siç njoftuan organizatorët e ngjarjes do të prezantohen rezultatet e bashkëpunimit disa vjeçar mes komunave të Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve të tyre nga vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe investimet e bëra nga Bashkimi Evropian përmes Programit "BE-ja për komunat".
Fokus i veçantë do të vendoset në tema të tilla si lëvizshmëria urbane dhe menaxhimi i destinacioneve turistike, si dy aspekte kyçe të zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal. Pritet të prezantohen zgjidhje specifike nga komunat Veles, Strumicë, Kavadar dhe të tjera, si dhe përvoja nga rajonet gjermane Gronau dhe Enepe-Rur dhe nga komuna greke Edesa. Panairi pritet të ofrojë rrjetëzim, takime bilaterale dhe diskutime interaktive ndërmjet komunave dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ngjarja do të organizohet në formë të panairit, me pjesëmarrjen e delegacioneve të Maqedonisë së Veriut, Gjermanisë dhe Greqisë, ministra të Qeverisë, delegacione të BE-së në vend, si dhe faktorë tjerë relevant.
Ky panair është pjesë e aktiviteteve përfundimtare të programit "BE-ja për komunat" i cili në pesë vitet e fundit ka kontribuar në përmirësime konkrete në nivel lokal në pothuajse 81 komunat në të gjithë vendin. sa/
Foto: printskrin