Panairi i karrierës në Universitetin "Nëna Terezë" - Shkup
- - Universiteti "Nëna Terezë" në Shkup sot do të organizojë Panair të karrierës në hapësirat e objektit të ri të ish kazermës "Ilinden".
- Post By Fitore Curri
- 07:25, 15 maj, 2024

Shkup, 15 maj 2024 (MIA) - Universiteti "Nëna Terezë" në Shkup sot do të organizojë Panair të karrierës në hapësirat e objektit të ri të ish kazermës "Ilinden".
Siç bëri të ditur Universiteti, praninë në panair e kanë konfirmuar 22 kompani.
Në këtë ngjarje është paralajmëruar se do të flasin rektori Izet Zeqiri, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore Menqi Qyra dhe kryetari i Konfederatës së Biznesit Mile Boshkov. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s