• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pamer: Nuk mund t'i shtyni ndryshimet kushtetuese si justifikim se duhet t'i zbatoni reformat e tjera

Pamer: Nuk mund t'i shtyni ndryshimet kushtetuese si justifikim se duhet t'i zbatoni  reformat e tjera

 Shkup, 13 tetor 2023 (MIA) - Austria dhe grupi i miqve të Ballkanit Perëndimorë dëshiron të shohë disa nivele të pranimit. Nuk do të dëshironin për shkak të eurointegrimeve të Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës, vendet e Ballkanit Perëndimorë të mbeten mbrapa. Konsiderojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë njësoj të përgatitura, nëse jo edhe më mirë, thotë ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Martin Pamer.

Sipas Pamerit, është e nevojshme të caktohet një datë për të fituar një perspektivë sepse procesi tashmë po zgjat shumë dhe nga pikëpamja strategjike është e nevojshme të përshpejtohet.

"Nuk ka kuptim të pritet  në çdo paragraf, aspekt apo ndonjë detyrim tjetër të përmbushet që të themi se tani mund të bëheni anëtare e BE-së. Është shumë më mirë t'i përfshijmë partnerët tanë aty ku ata tashmë po kontribuojnë në mënyrë efikase, marrin pjesë dhe në këtë mënyrë i gëzojnë përfitimet e BE-së. Pra, bëhet fjalë për integrim gradual. Ndoshta viti 2030 është shumë herët për disa vende, dhe për të tjerët mund të jetë tepër vonë. Por, është e rëndësishme të kemi parasysh se ku po shkojmë, të vazhdojmë dhe të përshpejtojmë", sqaron Pameri në një intervistë për Racin.mk.

Pamer thekson se qëllimi i dokumentit austriak është të përshpejtoht procesi për aderimin e Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe për të zgjuar zyrtarët evropianë, publikun evropian dhe për të kthyer vëmendjen drejt Ballkanit Perëndimor.

 Në lidhje me ndryshimt kushtetuese, Pameri thotë se ato janë çështje thelbësore për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se "e dimë shumë mirë se për çdo vend të rajonit, shtyrja e procesit të integrimit evropian do të thotë probleme”.

E njëjta gjë, thekson Pameri, ka të bëjë edhe për BE-në, duke theksuar se institucionet dhe elita drejtuese duhet të bëjnë punët e shtëpisë, pra të zbatojnë reformën institucionale të BE-së. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR