Palestinezët e armatosur kanë kryer sulme ndaj ushtarëve izraelitë në Rripin e Gazës
- Më shumë se 15 palestinezë të armatosur sulmuan sot një pozicion ushtarak në Rripin jugor të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:57, 20 gusht, 2025
Tel Aviv/Gazë, 20 gusht 2025 (MIA) - Më shumë se 15 palestinezë të armatosur sulmuan sot një pozicion ushtarak në Rripin jugor të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite.
Sulmuesit hapën zjarr ndaj ushtarëve izraelitë dhe përdorën raketa antitank në zonën Kan Junis, deklaroi një përfaqësues ushtarak. Disa prej tyre janë infiltruar në postbllokun ushtarak.
Ushtarët iu përgjigjën zjarrit, të mbështetur nga sulmet ajrore, dhe vranë dhjetë nga sulmuesit.
Mediat izraelite raportuan se sulmuesit kishin ndërmend të rrëmbenin ushtarët.
Tre ushtarë u plagosën, njëri prej tyre rëndë, bëri të ditur ushtria. Incidenti është ende duke vazhduar dhe ushtria tha se "ushtarët po punojnë për të gjetur dhe eliminuar terroristët".
Foto: EPA