• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pajisjet shtëpiake që konsumojnë më shumë energji kur nuk janë në përdorim

Pajisjet shtëpiake që konsumojnë më shumë energji kur nuk janë në përdorim

Los Anxhelos, 20 mars 2023 (MIA) - Disa pajisje shtëpiake, si karikuesit ose konzolat e lojërave, mund të kenë shpenzime shtesë kur janë në prizë edhe pse janë jashtë përdorimit. Në vijim janë disa këshilla që mund të kursejnë para kur bëhet fjalë për faturat e energjisë elektrike.

Frigoriferi/ngrirësi

Meqenëse frigoriferi dhe ngrirësi duhet vazhdimsiht të jenë të ndezur, nuk është çudi që më shumë se 12 për qind e energjisë së një familjeje harxhohet kot vetëm për këtë pajisje. Natyrisht, nuk mund të fiket frigoriferi kur nuk është në përdorim, por ka mënyra që ai të punojë sa më me efikasitet të jetë e mundur. Pastrimi i rregullt i frigoriferit, brenda dhe jashtë, është mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë.

Karrikuesit 

 Ndërsa lënia e panevojshme e një karikuesi të zbrazur të kyçur në prizë mund të mos jetë gjëja më e shtrenjtë edhe kjo shton shpenzime të panevojshme.

Televizori 

 Një studim i vitit 2021 tregoi se 98 për qind e familjeve britanike e lënë televizorin në "gadishmëri", ndërsa edhe  gabimisht supozojnë se fikja e tij me telekomandë plotësisht  fiket, raportoi portali "Kliks".

Konzolat e video lojërave 

Këto pajisje argëtuese shpesh dhe zakonisht lihen të ndezura po aq shpesh sa televizorët dhe shpesh neglizhohen. Sigurimi që ato janë fikur plotësisht mund të kursejë një sasi të konsiderueshme parash në vit. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR