• e hënë, 23 dhjetor 2024

Paga minimale në Belgjikë rritet në 2029.88 euro

Paga minimale në Belgjikë rritet në 2029.88 euro

Bruksel, 30 mars 2024 (MIA) - Paga minimale mujore e garantuar për punë me orar të plotë në Belgjikë nga nesër do të rritet në 2029,88 euro, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Deri më tani, paga minimale e garantuar në vend ishte 1992.38 euro, ndërsa rritja është në planin e Qeverisë për rritjen e saj këtë vit për 37.50 euro. Rritja e radhës, po ashtu me 37.50 euro, është planifikuar për vitin 2026.

Me këtë, Belgjika do t'i bashkohet grupit të anëtarëve të BE-së, paga minimale e të cilëve është më e lartë se 2000 euro.

Pagë më të lartë minimale se Belgjika prej nesër do të kenë vetëm Luksemburgu prej 2570,93 euro, Irlanda prej 2146,30 euro, Holanda prej 2070,12 euro dhe Gjermania prej 2054 euro.

Pas Belgjikës, renditet Franca, ku nga 1 janari i këtij viti, paga minimale është rritur në 1766.92 euro.

Në programin e saj parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare dhe rajonale belge, që do të mbahen në qershor së bashku me zgjedhjet evropiane, Partia Socialiste e Valonisë (PS) premton se në vitet në vijim paga minimale në Belgjikë do të rritet në 2800 euro. Sipas anketave, pritet që PS të fitojë më së shumti vota në Valoni dhe të jetë forca e tretë më e fuqishme në rajonin e Brukselit, duke i dhënë asaj më së shumti deputetë ndërmjet partive nga koalicioni qeveritar aktual shtatëpartiak.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR