• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pacientja është trajtuar në Klinikën e Hematologjisë sipas të gjitha protokolleve dhe sipas të gjitha rregulloreve, thotë Taravari për pacienten e vdekur me Kovid-19

Pacientja është trajtuar në Klinikën e Hematologjisë sipas të gjitha protokolleve dhe sipas të gjitha rregulloreve, thotë Taravari për pacienten e vdekur me Kovid-19

Shkup, 19 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari thotë se pacientja e vdekur, për të cilën në publik dolën informacionse se nuk ishte pranuar në kujdes intensiv në Klinikën Infektive, ishte me leukemi akute dhe trajtohej në Klinikën e Hematologjisë "sipas të gjitha protokolleve dhe sipas të gjitha rregulloreve siç duhet të trajtohet pacient me sëmundje të tilla". 

I pyetur se a do të zbatohet hetim për gruan e cila nuk ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive, sepse renovohej, si dhe ajo se ku dërgohen pacientët të cilëve u nevojitet respirator, ndërsa kanë koronavirus, Taravari thotë se "duhet definitivisht ta dijmë se nga çka ka ndërruar jetë pacientja" dhe kërkoi kohë që të "merren informacione konkrete nga kompetentët". 

"Bëhet fjalë për leukemi akute. Sot kam marrë të dhëna nga Klinika e Hematologjisë. Është një sëmundje e rëndë malinje, e cila zakonisht ka një prognozë të keqe. Pacientja është trajtuar në Klinikën e Hematologjisë sipas të gjitha protokolleve dhe rregulloreve sipas të cilave një pacient me sëmundje të tilla duhet të trajtohet. Pacientja është diku rreth 48 apo 47 vjeç, nuk jam i sigurt, por kjo është mosha, në dekadën e pestë të jetës. Ndërkohë, ajo është e infektuar me sars kov dy, që tashmë është normale dhe pothuajse të gjithë ne që e kemi kaluar gjatë pandemisë, mbijetojmë dhe e kalojmë, tashmë është një infeksion normal. Ndërkohë për pacienten është thirrur dhe konsultuar një anesteziolog dhe infektolog dhe janë bërë sugjerime për terapi, por duhet të dimë patjetër se nga çka vdekur pacientja", nënvizoi Taravari, i cili sot ishte për vizitë në hapësirat e Kryqit të Kuq në Shkup.

Ai kërkoi kohë që të merren informacione konkrete nga kompetentët. 

"E di që ato ditë, këto tre-katër ditët e fundit, në mos gaboj, ajo mori sërish terapi, që zakonisht është një periudhë e vështirë për pacientët pas terapisë për leukeminë akute. Kështu që, le të marrim të dhëna përfundimtare, por nuk ka asnjë gabim mjekësor. Për këtë garantoj që pacientja është trajtur sipas të gjitha protokolleve, garantoj që të bëhet i gjithë trajtimi i nevojshëm dhe kjo është e sigurt. Tani, që ne duhet të rinovojmë disa departamente dhe duhet të rinovojmë. Tani së shpejti do të fillojmë rregullimin e stacioneve të kompresorëve, së shpejti planifikojmë Anesteziologjinë në Qendrën Klinike, planifikojmë të rinovojmë sallat e kirurgjisë. Ndërkohë, po rinovohet edhe kujdesi intensiv në Infektive. Ne duhet të punojmë dhe të përmirësojmë kushtet për pacientët tanë. Megjithatë, për një gjë jam i sigurt se shkaku i vdekjes së pacientes nuk është se nuk kanë bërë kujdes intensiv në Klinikën Infektive", shtoi ministri.

Siç bëri të ditur ai, mjekim intensiv ka pasur gati se në të gjitha klinikat, nëse jo edhe në të gjitha, mundësojnë, shtoi ministri, kushte speciale për trajtim të pacientëve. 

"Asnjëherë nuk ka ndodhur që ndonjë pacient të mos trajtohet edhe kur renovohen institucione të caktuara, ndërsa ne duhet të renovojmë dhe do të vazhdojmë edhe më tutje", theksoi Taravari, duke sqaruar se kushtet e caktuara në disa klinika nuk janë të mira, prandaj duhet të ndërmerren hapa për përmirësim të tyre, në interes të pacientëve. 

Sipas ministrit, respirator ka gati në të gjitha klinikat. 

"Unë kërkova tashmë raport me shkrim edhe nga Klinika e Hematologjisë dhe nga Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse që të kuptoj se për çka saktë bëhet fjalë. Unë aq sa e di, pacientja ishte hospitalizuar dhe nuk besoj se arsyeja themelore është se nuk ka pasur respirator, u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve. 

Nga LSDM, përmes një kumtese, dje alarmuan për problem me pranimin e pacientëve me Kovid-19, të cilëve u nevojitet respirator në kujdes intensiv në Klinikën Infektive dhe ju bënë thirrje drejtorëve në Karil dhe në Klinikën Infektive të përgjigjen. 

"Pasi LSDM paralajmëroi mëngjesin e sotëm se ka problem me pranimin e pacientëve me Kovid të cilët kanë nevojë për respiratorë intensivë në Klinikën Infektive, tashmë pasditen e sotme, fatkeqësisht kemi një rast vdekjeje. Një paciente e cila që nga mëngjesi i sotëm ishte në gjendje të rëndë, nuk është pranuar fillimisht në terapi intensive në Klinikën Infektive dhe nuk është pranuar as në Karil, e më pas ka ndërruar jetë. Ky është një skandal për të cilin duhet të ketë përgjegjësi, thuhet në kumtesën e djeshme të partisë. fc/

Fotografia dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR