• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pacientët me fibrozë cistike në protestë para Ministrisë së Financave

Pacientët me fibrozë cistike në protestë para Ministrisë së Financave

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Pacientët me fibrozë cistike do të protestojnë sot në orën 12 para Ministrisë së Financave, sepse, siç thonë, nuk kanë përgjigje nga institucionet kompetente, se deri ku është puna me furnizimin e ilaçit "trikafta" për të gjithë që kanë nevojë dhe me ndryshimet ligjore për furnizim më të shpejtë të ilaçit.

Kryetari i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar në deklaratë për mediat më parë sqaroi se protesta do të jetë para Ministrisë së Financave, sepse vlerësojnë se nëse sigurohet buxheti, punët do të jenë shumë më të shpejta.

Jozyrtarisht, siç shtoi Gaspar, në Qeveri ka kaluar, edhe 18 pacientë të marrin ilaç.

"Kjo është për tu përshëndetur, por, ne bëjmë thirrje se e kërkojmë për të gjithë pacientët. Që të mos ketë pasiguri dhe frikë te pacientët. Nëse është e saktë, do të ketë frikë nëse janë në atë numër, kur do të vijë për ta", nënvizoi Gaspar.

Ai tha se mendon se ilaçi është adekuat për 80 pacientë.

Për momentin, ilaç "trikafta" marrin 12 fëmijë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR