• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pacientët e Klinikës së onkologjisë edhe sonte protestuan para PP-së

Pacientët e Klinikës së onkologjisë edhe sonte protestuan para PP-së

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Sot para Prokurorisë publike në Shkup përsëri është mbajtur protestë për rastin e Klinikës së onkologjisë. Pacientët e prekur para ndërtesës së prokurorisë porositën se duan që hetimi të jetë i shpejtë, sidomos në sferën e barnave, në mënyrë siç thonë ata, "ta dinë ata që janë më të prekurit se si të vazhdojnë trajtimin e tyre".

Pacientë nga Klinika e onkologjisë apo personat e prekur me ndonjë të afërm po protestojnë për të dytën javë me radhë para Prokurorisë publike me të njëjtat kërkesa.

Dy anëtarë të cilët sot u dërguan për të patur një pasqyrë të hetimit, theksojnë se nga PP kanë kërkuar sërish që të thirren të gjithë pacientët të cilëve u është refuzuar apo vonuar terapia.

Kuvendi sot vendosi të formohet Komision hetimor i cili do të monitorojë procedurën e parahetimit në PP. Komisioni do të ketë 13 anëtarë, ndërsa kryetari do të jetë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, sepse ata janë propozues për formimin e komisionit.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR