Pa ujë një pjesë e lagjes Gjorçe Petrov 2
- Pa ujë sot që nga ora 09:30 e sotme janë një pjesë e lagjes Gjorçe Petrov 2.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:41, 27 gusht, 2024
Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Pa ujë sot që nga ora 09:30 e sotme janë një pjesë e lagjes Gjorçe Petrov 2.
Siç informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup, ndërprerja është për shkak të defektit në rrugën "Andreja Zograf" në Komunën Gjorçe Petrov.
Konsumatorët do të mbeten pa ujë deri në riparimin e defektit.
Foto: Arkivi i MIA-s