Pa ujë do të jenë rrugët "Vanço Mickov" dhe "1 Vizbeg"
- Për shkak të lidhjes me ujë 125 mm në rrugën "Vanço Mickov" nr.7, sot do të jenë pa ujë përdoruesit e kësaj rruge.
- Post By Sara Ademi
- 10:46, 11 mars, 2024

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Për shkak të lidhjes me ujë 125 mm në rrugën "Vanço Mickov" nr.7, sot do të jenë pa ujë përdoruesit e kësaj rruge.
Siç informojnë nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë nga ora 09:30 deri në përfundim të intervenimit.
Sot pa ujë, gjithashtu nga nga ora 09:30 deri në përfundim të intervenimit, për shkak të defektit të një gypi rrugor 90 mm në rrugën "1 Vizbeg" nr.37, do të jenë përdoruesit e një pjese të kësaj rruge. sa/
foto: Arkivi i MIA-s