• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pa ujë disa pjesë të Shkupit

Pa ujë disa pjesë të Shkupit

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Për shkak të një defekti në gypin lidhës në rrugën "Lerinska" 55a, ndërprerje të ujit do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të kësaj rruge. 

NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi"-Shkup informon se ndërprerja e ujit do të jetë nga ora 09:10 deri në rregullimin e defektit. 

Pa ujë për shkak të defektit në rrugën "Lazar Dimitrov" nr.6, do të jenë edhe shfrytëzuesit e një pjese të kësaj rruge nga numri 2 deri nr.8 dhe një pjesë e bulevardit "Serbia" (rreth servisit Borçe) nga ora 09:15. 

Ndërprerje të ujit do të kenë edhe shfrytëzuesit e rrugës "Palmiro tolati" dhe një pjesë e rrugës "Maxhari" nga ora 09:20 për shkak të defektit të gypit lidhës f 1 në rrugën "Palmiro tolati" nr.12. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR