• e martë, 02 korrik 2024

Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve në komunën Çair, Karposh dhe Kisella Vodë

Pa rrymë një pjesë e shfrytëzuesve në komunën Çair, Karposh dhe Kisella Vodë

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Nga SHA EVN Maqedoni informojnë se sot pa rrymë do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në komunën Çair, Karposh dhe Kisella Vodë.

Në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 11:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Maksut Sadik”, “Stojko Jovanovski”, “Xhon Kenedi" dhe “Pere Toshev”, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 13:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët "Xhon Kenedi" dhe "Serava", në komunën Çair.

Siç kumtuan nga SHA EVN Maqedoni, në periudhën nga ora 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rr. “Lerinska”, si dhe shfrytëzuesit nga rruga “Lovçenska” dhe “Strezovska”, më saktësisht objektet që ndodhen rreth Ambasadës gjermane, në komunën Karposh.

Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga rr "1515" në lagjen Pintija që ndodhet mbi shkollën, në komunën Kisella Vodë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR