• e premte, 22 nëntor 2024

Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave Gazi Babë dhe Haraçinë

Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave Gazi Babë dhe Haraçinë

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Prej orës 4:00 deri në orën 7:00 nesër pa rrymë do të mbesin objektet e firmave në rrethin e ish MZT-së, objektet industriale rreth Tregut me shumicë dhe të gjitha objektet industriale në rrugën "Pero Nakov".

Pa rrymë në periudhën e njëjtë do të jenë edhe shfrytëzuesit e vendbanimeve Haraçinë, Hasanbeg, Maxhari, Stajkovc, Hipodrom, Trubarevë dhe Jurumleri.

Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Qytetin e Shkupit, ndërprerjet janë për shkaqe teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR