• e shtunë, 29 qershor 2024

Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë

Pa rrymë nesër disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë.

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, informon se në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Gavrill Konstantinoviq" në lagjen Lisiçe në komunën Aerodrom.

Prej orës 9 deri në orën 10, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Finska" në lagjen Hasanbeg, komuna Gazi Babë, prej orës 9 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Nikolla Vukmiroviq" në lagjen Gjorçe Petrov, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës "Kiro Fetak" në lagjen Draçevë, komuna e Kisella Vodës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR