• e premte, 22 nëntor 2024

Pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Studeniçan, Saraj, Butel, Gjorçe Petrov dhe Qendër

Pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Studeniçan, Saraj, Butel, Gjorçe Petrov dhe Qendër

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Nga EVN Maqedoni SHA informojnë se sot pa energji elektrike në një periudhë të caktuar kohore do të mbesin një pjesë e konsumatorëve nga komunat e Studeniçanit, Sarajit, Butelit, Gjorçe Petrovit dhe komunës Qendër. 

Pa energji elektrike në periudhën prej 10:00 deri në 12:00, do të mbeten shfrytëzuesit nga Cvetova, Preslap Kitkë, Varvara, Karaxhica, Paligradi, Koliçan i Poshtëm, Sollunska gllava, Drislla, Alldincë, Dom Kitkë, Lubosh, Batincë, Pagarushë, Vërtekicë, Draçevicë dhe Ravni Gaber, komunë e Studeniçanit. 

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 10:00, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Bukoviç, komunë e Sarajit. 

Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 12:30, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e objekteve dhe kompanive rreth autoservisit Vizbeg në afërsi të pompës së re të benzinës HIB Petrol në komunën e Butelit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00, energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Kuçkovë, komunë e Gjorçe Petrovit, derisa në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rr. "Zagrebska", si dhe kishës Sh. Jovan Kërstitel, komuna Qendër. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR