• e premte, 05 korrik 2024

Pa energji elektrike nesër pjesët e Ilindenit, Sarajit, Çuçer Sandevës

Pa energji elektrike nesër pjesët e Ilindenit, Sarajit, Çuçer Sandevës

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë nga komunat Ilinden, Saraj, Çuçer Sandevë, informojnë sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza - Shkup.

Sipas njoftimit të marrë nga "EVN Maqedoni" SHA, nesër pa energji elektrike në periudhën prej orës nëntë deri në orën 13:00, do të jenë pjesët e shfrytëzuesve nga rruga "Saraj" komuna e Sarajit. Nga ora nëntë deri në orën 15:00 pa energji do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Kuçevishte, Pobozhje, Brodec, Malinë, Tanush dhe Brezë, komuna Çuçer Sandevë.

Pa energji në periudhën nga 09:30 deri në orën 11:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Marinë dhe Belimnbegovë. Ndërsa, ndërprerje afatshkurtëra në periudhën nga ora 09:30 deri në orën 09:45 dhe nga ora 11:00 deri në orën 11:15 do të kenë edhe pjesa e mbetur e shfrytëzuesve nga fshati Marinë dhe Belimbegovë, komuna e Ilindenit. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR