• e shtunë, 06 korrik 2024

Pa energji elektrike disa pjesë të Butelit, Gjorçe Petrovit dhe Qendrës

Pa energji elektrike disa pjesë të Butelit, Gjorçe Petrovit dhe Qendrës

Shkup, 12 tetor 2023 (MIA) - SHA EVN Maqedoni njofton se sot pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë të Butelit, Gjorçe Petrovit dhe Qendrës, ndërsa nesër (13 tetor) pa energji elektrike do të jenë qytetarët e Karposhit.

Pa energji elektrike sot në periudhën prej orës 6:00 deri në orën 15:00, do të jenë një pjesë e konsumatorëve të lagjjes Vizbeg, një pjesë konsumatorëve të rrugës 2, si dhe disa nga objektet që ndodhen rreth firmës Panter - Mis në Komunën e Butelit.  

 Nga ora 9:00 deri në orën 14:00, do të jenë konsumatorët e rrugës  "Lihnida" në afërsi shkollës Koçe Koço Racin në Gjorçe Petrov.

Nga ora 9:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët  e bulevardit "Teodosij Gologanov" të ëocuar në shtrirjen nga Kisha Katolike deri në rrugën "Aminta Treti", si dhe një pjesë e konsumatorëve të rrugës  "Kosturski Heroi" në Komunën Qendër. 

EVN Maqedoni SHA informojnë se nesër, më 13 tetor, pa energji elektrike në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 13:00, do të jenë konsumatorët e rrugës "Stogovo", si dhe një pjesë e konsumatoërve të rrugës Kozle dhe Karposh. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR