• e diel, 22 dhjetor 2024

Përpunuesit e mishit kërkon ulje të doganave dhe trajtim të njejtë me kompanitë importuese

Përpunuesit e mishit kërkon ulje të doganave dhe trajtim të njejtë me kompanitë importuese

Shkup, 7 gusht 2023 (MIA) - Grupacioni për prodhim të mishit dhe përpunimeve nga mishi pranë Odës ekonomike kërkon nga Qeveria t'i ulë taksat për import të lëndës së parë për përpunimet e mishit dhe të sigurojë trajtim të njejtë me kompanitë importuese, në të kundërtën paralajmëron mbyllje të kapaciteteve apo shpërnguljen e tyre në fqinjësi.

"Urgjentisht sillni vazhdim të masave ose ndonjë lloj të zgjidhjes së përhershme ligjore për ulje të doganës së mishit të ngrirë të derrit dedikuar për pëprunim dhe urgjentisht vendosni kushte të njejta për kontroll dhe rregulla të lojës për të gjithë pjesëmarrësit në treg, pa dallim nëse janë vendorë apo importues", tha Goce Trajçev, kryetar i Grupacionit për prodhim të mishit dhe përpunimeve nga mishi në konferencën e sotme për shtyp.

Vasko Ristovski bga Oda ekonomike theksoi se rregullorja honë nuk bën distinkcion nga fosfatet nytarore dhe të shtuara dhe saktësoi se në BE dhe në fqinjësi është paraparë jo më shumë se 0,5 të jenë shtuar dhe jo më shumë se 0,3 të jenë fosfate natyrore në përpunimet e mishit.

Problem akoma më i madh, siç theksoi, do të thotë nisma Ballkani i Hapur dhe hapja shtesë e kufijve për prodhimet nga vendet fqinje.

Përkujtoi se Qeveria para tre viteve në kushte të rregullta dhe normale ekonomike e shqyrtoi këtë problem me të cilin po përballen kompanitë dhe solli masë autonome për import të lirë të përkohshëm të mishit të ngrirë të derrit për përpunim me të cilën deri diku u tejkalua situata e rëndë për ç'shkak çmimet u ruajtën në nivel të njjejtë. Megjithatë, siç tha, masa skadoi në qershor të vitit të kaluar me sqarimin se tashmë nuk mund të vazhdohet sepse rregullat e CEFTA-s nuk e lejojnë atë.

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR