Përmes dialogut të tejkalohen çmimet e larta të produkteve, që të mos ketë pasoja më të mëdha, porositi Mickoski
- – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski tha se i kupton qytetarët dhe revoltën e tyre për bojkotin e supermarketeve për shkak të çmimeve të larta të produkteve. Por në të njëjtën kohë, ai pret që përmes dialogut, prodhuesit, distributorët, tregjet dhe konsumatorët të ulen së bashku për të biseduar dhe për të kapërcyer gjithçka që po ndodh, në mënyrë që të mos ketë përshkallëzime dhe të mos ketë pasoja të mëdha, tha Mickoski i pyetur nga një gazetar nëse ende e mbështet bojkotin apo planifikon të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për zgjidhjen e problemit?
- Post By Fitore Curri
- 13:29, 6 shkurt, 2025

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski tha se i kupton qytetarët dhe revoltën e tyre për bojkotin e supermarketeve për shkak të çmimeve të larta të produkteve. Por në të njëjtën kohë, ai pret që përmes dialogut, prodhuesit, distributorët, tregjet dhe konsumatorët të ulen së bashku për të biseduar dhe për të kapërcyer gjithçka që po ndodh, në mënyrë që të mos ketë përshkallëzime dhe të mos ketë pasoja të mëdha, tha Mickoski i pyetur nga një gazetar nëse ende e mbështet bojkotin apo planifikon të përdorë të gjitha instrumentet që ka në dispozicion për zgjidhjen e problemit?
“Unë jam një nga konsumatorët dhe po ndonjëherë jam i revoltuar kur paguaj produkte të njëjta me çmim më të lartë nga ato çmime të cilat janë në fqinjësi dhe ju lutem dhe këtë e flas edhe në Parlament në pyetje të deputetëve ky është pjesë e problemit kemi edhe probleme të tjera, siç janë lloji i tjetër i tregtarëve, me lloj tjetër të produkteve, siç janë ilaçe, teknika e bardhë, etj., të cilët prodhojnë produkte nëse krahasohen me ata të rrethinës janë ndonjëherë dy deri tre herë më të shtrenjta”, deklaroi Mickoski.
Vërejti se kjo është e pamundur të jetë pasojë e marrëveshjes së keqe ose pasojë e disa shpenzimeve doganore ose diçka tjetër.
“Pyetja është sa mjafton, a ka mjaftueshëm, dikush do të thotë, e dini, Hristian, marketi, gjegjësisht tregu e përcakton çmimin, po, por disa operatorë ekonomikë e keqpërdorin rolin e tyre në treg dhe për këtë mendoj se në një dialog mund të tejkalohet gjithçka”, tha Mickoski. fc/
Fotografia: MIA