• e mërkurë, 03 korrik 2024

Përhapet zjarri në afërsi të Dubrovës në Negotinë, e shuajnë zjarrfikësit nga Negotina dhe Kavadari

Përhapet zjarri në afërsi të Dubrovës në Negotinë, e shuajnë zjarrfikësit nga Negotina dhe Kavadari

 Negotinë, 3 nëntor 2023 (MIA) - Është përhapur zjarri në Dubrovë, Negotinë,  e shuajnë zjarrfikësit nga Negotina dhe Kavadari, thonë nga QMK-në për MIA-n. 

Sipas informacionit të jashtëzakonshëm nga QRMK – Veles, ata nga NJTZ Negotinë në orën 17:25 janë njoftuar për një zjarr në hapësirë ​​të hapur në atarin e fshatit Dubrovë, ku është djegur bari i thatë dhe pylli. 

"Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapet me shpejtësi. Në terren ndërhyjnë NJTZ Negotinë me 12 zjarrfikës dhe tri automjete të zjarrfikësve dhe NJTZ Kavadar me tre zjarrfikës dhe një makinë xhip", thuhet në informacionin e jashtëzakonshëm për MIA-n.

Banorët e Negotinës shpresojnë se shiu që ka filluar të bjerë në qytet para pak kohe, do t'i ndihmojë zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit. qa/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR