• e premte, 05 dhjetor 2025

Përforcohet bashkëpunimi mes ASK-së dhe Zyrës për siguri të NATO-s

Përforcohet bashkëpunimi mes ASK-së dhe Zyrës për siguri të NATO-s

Shkup, 15 tetor 2025 (MIA) - Shkëmbimi i informatave, besimi strategjik dhe planifikimi i përbashkët i aktiviteteve të sigurisë, si parakusht për përballimin efektiv të rreziqeve moderne të sigurisë, janë disa nga temat e diskutuara sot në takimin midis drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare -ASK, Bojan Hristovski dhe drejtorit të Zyrës së Sigurisë të NATO-s, Gejlen Nejs, në Shkup.

Siç u njoftua nga ASK, në takim u diskutuan disa tema me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në proceset e vazhdueshme të modernizimit dhe dixhitalizimit të ASK-së, të cilat po zbatohen në përputhje me standardet e NATO-s. Diskutimet u përqendruan gjithashtu në nevojën për të përshtatur kapacitetet e sigurisë kombëtare ndaj sfidave të reja globale, veçanërisht në kontekstin e zhvillimit të shpejtë teknologjik dhe përvojave nga krizat aktuale të sigurisë.

Të dyja palët riafirmuan angazhimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit, me qëllim rritjen e aftësive të përbashkëta dhe gatishmërisë operacionale. Siç u theksua, uniteti i Aleancës është arma e saj më e fuqishme, dhe një Aleancë e qëndrueshme dhe e fortë është një garanci për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë anëtarëve të saj. sa/

Foto: ASK

QËNDRONI TË LIDHUR