• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në janar që të bisedojnë për personat e zhdukur

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në janar që të bisedojnë për personat e zhdukur

Prishtinë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Zvicër në fund të janarit të vitit 2024 për çështjen e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë.

Takimi i jashtëzakonshëm do të mbahet me ndërmjetësim të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Ende ekzistojnë dyshimet se në territorin e Serbisë ka varreza masive, në të cilat janë varrosur trupat e të vdekurve në luftën në Kosovë në vitet 1998-99.

Këtë vit autoritetet e Kosovës, kryen gërmime rreth fshatit Shtavall në jugperëndim të Serbisë, të cilat zgjatën vetëm dy javë.

Sipas Andin Hotit, kryetar i komisionit qeveritar të Kosovës për të zhdukurit, në takimin në fund të janarit do të bisedohet për atë nëse mund të vazhdohet gërmimi i varrezave masive në Serbi. Sipas Hotit, sipas gjitha gjasave në Shtaval ka varrezë masive.

"Ky është takim urgjent, i jashtëzakonshëm që do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës dhe do të mbështetet nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Ky takim është një mundësi që miqtë tanë ndërkombëtarë, faktori ndërkombëtar, të shohin drejtpërdrejt kërkesat tona, si dhe të shohin bllokadën që po bën Serbia", tha Hoti. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR