• e diel, 22 dhjetor 2024

Përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike në takim me ministrin e Financave

Përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike në takim me ministrin e Financave

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) -Përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike sapo u thirrën në mbledhje me ministrin e Financave. Pacientët me fibrozë cistike protestojnë sot para Ministrisë së Financave, sepse, siç thonë, nuk kanë përgjigje nga institucionet kompetente, se deri ku është puna me furnizimin e ilaçit "trikafta" për të gjithë që kanë nevojë.

Kryetari i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar në deklaratë për mediat më parë sqaroi se protesta do të jetë para Ministrisë së Financave, sepse vlerësojnë se nëse sigurohet buxheti, punët do të jenë shumë më të shpejta.

Jozyrtarisht, siç shtoi Gaspar, në Qeveri ka kaluar, edhe 18 pacientë të marrin ilaç.

"Kjo është për tu përshëndetur, por, ne bëjmë thirrje se e kërkojmë për të gjithë pacientët. Që të mos ketë pasiguri dhe frikë te pacientët. Nëse është e saktë, do të ketë frikën nëse janë në atë numër, kur do të vijë për ta", nënvizoi Gaspar.

Për momentin, ilaç "trikafta" marrin 12 persona. fc/

Fotografia: MIA
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR