• e premte, 15 nëntor 2024

Përderisa gjyqësori gëzon dy për qind besim, nuk do të heq dorë nga reformat në drejtësi, thotë Mickoski

Përderisa gjyqësori gëzon dy për qind besim, nuk do të heq dorë nga reformat në drejtësi, thotë Mickoski

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Përderisa gjyqësori gëzon besim të dy për qind të qytetarëve, do të bëj gjithçka, që ato dy për qind të jenë së paku në një vit 12, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke thënë se "nuk ka hequr dorë, dhe as nuk do të dorëzohet nga reformat në drejtësi".

Mickoski edhe një herë u ka bërë thirrje të gjithëve pa dallim nëse janë përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare apo ekspertë vendorë, që të japin propozim sepse në të kundërtën, ashtu siç theksoi, "me qëllim mbrojnë institucionet të cilat nuk garantojnë sundimin e ligjit".

"Kaluan disa muaj, nëse nuk e dorëzoni atëherë arrijmë në përfundimin se qëllimisht po mbroni institucionet të cilat nuk janë në gjendje të ofrojnë mbështetje mes qytetarëve më shumë se dy për qind, institucione që nuk garantojnë sundimin e ligjit, sepse dy për qind në mesin e qytetarëve nuk është sundim i ligjit dhe institucione që i shërbejnë dikujt, ndërsa jo qytetarëve", deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin e kopshtit të fëmijëve në Komunën e Aerodromit.

Në lidhje me dokumentet me detyrimet e marra nga agjenda reformuese e BE-së në lidhje me reformat në drejtësi, Mickoski thotë se ajo është "përgjigje e bazuar në ligjet dhe kushtetutat në fuqi".

"Por, ajo që është përgjigja jonë në atë dokument të cilin e tregoni ju, është përgjigje e bazuar në ligjet dhe kushtetutat në fuqi. Ne si Qeveri nuk mund të shkojmë përtej legjislacionit aktual dhe Kushtetutës", deklaroi Mickoski.

Si kryeministër, i cili në zgjedhjet e këtij programi mori 450 mijë vota të qytetarëve, Mickoski tha se nëse nuk merr propozim më të mirë, "nuk më mbetet gjë tjetër veç asaj, që atë propozim ta promovoj sa më lartë dhe ta kthejmë besimin tek qytetarët".

Teza se "BE-ja ia lakoi dorën Mickoskit dhe ai u tërhoq nga shpërbërja e Këshillit Gjyqësor apo Këshillit të Prokurorëve Publikë", sipas Mickoskit është marrëzi, duke theksuar se "për gjashtë vjet ma përdredhin dorën". rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR