• e shtunë, 22 mars 2025

Për zjarrin në Koçan deri më tani janë të dyshuar 34 persona, është paralajmëruar procedurë hetimore voluminoze

Për zjarrin në Koçan deri më tani janë të dyshuar 34 persona, është paralajmëruar procedurë hetimore voluminoze

Shkup, 22 mars 2025 (MIA) - Numri i përgjithshëm i të dyshuarve për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan tani për tani është 34 persona fizik, pasi që dje prokurori publik i shtetit, Ljupço Kocevski kumtoi se është hapur procedurë hetimore kundër 27 personave fizik dhe tre personave juridik, pas procedurave të para hetimroe kundër shtatë nëpunësve policorë nga SPB Shtip dhe Koçan. Në fazën e parë të veprimit të MPB-së dhe Prokurorisë, jan[ parashtruar dy padi penale kundër 34 personave fizik dhe tre personave juridik, për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme" sipas nenit 292 lidhur me "shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm" sipas nenit 288 të Kodit penal. Një person është paraqitur edhe për "marrje të ryshfetit# sipas nenit 357 të Kodit penal.

Kocevski, dje në konferencë për shtyp theksoi se me përfundimin e hetimit do të sqarohen të gjitha rrethanat dhe faktet për shkakun e zjarrit, kush e shkaktoi, mënyrën e shkaktimit dhe me cilin mjet piroteknik.

Personat, siç informoi Kocevski, dyshohen për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi prej së paku tre vjet, që do të thotë se dënimi maksimal është 20 vjet.

"Ky është vetëm fillimi i hetimeve dhe po zhvillohet një procedurë e gjerë hetimore, në kuadër të së cilës do të duhet të mblidhen një sasi e madhe provash dhe të kryhen veprimet hetimore. Premtova se hetimi do të jetë i shpejta dhe efikas, andaj apeloj që të gjithë të jenë të përmbajtur dhe të qetë, dhe me këtë t'i jepet hapësirë organeve hetuese në mënyrë cilësore ta kryejnë hetimin", deklaroi Kocevski.

I pyetur nëse në hetim është konstatuar se në objekt po shitej lëndë narkotike, Kocevski, tha se për momentin nuk mund të japë detaje.

Lidhur me masën dhënie dhe marrje ryshfet, Kocevski tha se, kjo do të jetë pjesë e procedurës hetimore.

I pyetur nëse tashmë janë siguruar dëshmitarë apo bashkëpunëtor të drejtësisë, Kocevski, tha për momentin dhe i bëri thirrje të gjithëve që mund të kenë prova të raportojnë në PTHP.

"Për momentin bashkëpunëtor të drejtësisë në këtë fazë të procedurës nuk kemi. Megjithatë, apeloj që të gjithë qytetarët nëse kanë dëshmi apo kanë qenë dëshmitarë okularë të lajmërohen në Prokurorinë Publike dhe të japin deklaratë", deklaroi Kocevski.

PTHP Koçan, më herët sot ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi se si bashkëkryerës kanë kryer vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme. Të gjithë janë siguruar dhe Prokuroria Publike e Koçanit kërkon masën e paraburgimit, me përjashtim të tre personave të hospitalizuar.

"Të gjithë të dyshuarit në periudhën prej vitit 2012 deri më 16 mars 2025, bashkarisht, por secili nga aspekti i cilësisë, kompetencave dhe prëgjegjësive të veta fare nuk kanë vepruar sipas rregullave për masa për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezikim të jetëve dhe trupave të njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha", deklaroi Kocevski.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në bashkëpunim me Prokurorinë Publike kompetente, e ka përfunduar fazën e parë të hetimeve për zjarrin që përfshiu diskotekën "Puls" në Koçan. Ndaj 34 personave fizikë dhe tre personave juridikë janë parashtruar kallëzime penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa një person dyshohet se ka pranuar ryshfet, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Në konferencën e djeshme për shtyp në MPB, Toshkovski tha se kjo tragjedi kërkon mobilizimin e plotë të institucioneve.

"Kjo tragjedi bën thirrje për mobilizim të plotë të të gjitha institucioneve. MPB-ja i ka aktivizuar kapacitetet e saj, që nga sigurimi i vendit të ngjarjes, evakuimi i të lënduarve, rregullimi i trafikut e deri te mbështetja logjistike për transportin dhe trajtimin e tyre. Mbi 250 u transportuan shpejt dhe me siguri nëpër spitale, dhe mbi njëqind jashtë shtetit. Menjëherë janë përgatitur dokumentet e emergjencës së udhëtimit për të lënduarit dhe të afërmit e tyre", tha ai.

Ai shprehu mirënjohjen për të gjitha institucionet dhe të gjithë ata që morën pjesë në këto përpjekje dhe tha: "Maqedonia duhet ta fitojë betejën kundër korrupsionit sistemik që mori 59 jetë të rinjsh".

Ai theksoi se në këto momente më e rëndësishmja është të tregohet përgjegjësi përmes veprimit.

"Unë e ndjej përgjegjësinë time morale thellë dhe sinqerisht, por besoj se në këto momente është më e rëndësishme të tregosh përgjegjësi përmes veprimit. Ndaj, mbetem këtu me të njëjtën vendosmëri dhe përkushtim, për ta luftuar këtë betejë, por deri në fund. Dhe një e ardhme kur të vijë dita që karriera ime politike të përfundojë ashtu siç ka filluar, me dashuri dhe besnikëri ndaj shtetit, ndaj qytetarëve dhe ndaj këtyre jetëve të reja të pafajshme, me shembull, virtyt dhe ndershmëri dhe besoj se kjo do të njihet me veprat që lëmë pas", theksoi Toshkovski.

Prokurori Publik i shtetit, Lupço Kocevski më herët ka deklaruar se me përfundimin e hetimeve do të zbardhen të gjitha rrethanat dhe faktet lidhur me shkakun e zjarrit, kush e shkaktoi atë, mënyrën e shkaktimit të tij dhe cili mjet piroteknik është përdorur.

Qeveria ka për qëllim që plotësisht të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira të mbyllura. Shërbimet në kuadër të MPB-së janë përgjegjëse për përgatitjen e dokumentacionit që do të bënte ndryshime në legjislacionin që rregullon këtë çështje. Kështu ka deklaruar sot për media ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Toshkovski theksoi se menjëherë me fillimin e hetimeve në lidhje me aksidentin në diskotekën e Koçanit, shërbimet në kuadër të Ministrisë janë ngarkuar që të gjejnë mënyrën e ndalimit të përdorimit të mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura.

Sipas tij, legjislacioni ekzistues që e rregullon atë çështje daton në vitet e 60-ta, kështu që, siç theksoi ai, do të miratohet një ligj krejtësisht i ri.

Për shkak të nevojës urgjente në rregullimin e kësaj çështjeje, ai tha se deri në miratimin e një ligji të ri, zgjidhja do të kërkohet me ndryshimin e neneve të legjislacionit ekzistues.

"Në të ardhmen do të vijojë ripërtëritje me një ligji të ri. I gjithë teksti ligjor që lidhet me ligjin në fjalë është drejt përfundimit, por tashmë për shkak të nevojës urgjente do të bëhen ndryshime direkte në disa nene të ligjit ekzistues, qoftë kjo nga Qeveria apo përmes një deputeti në Kuvend. Shërbimet janë duke punuar për projekt-amendamentet legjislative dhe ato do të vendosen në procedurë sa më shpejt që të jetë e mundur. Synimi i Qeverisë është që kurrë më të mos lejohet përdorimi i mjeteve të tilla piroteknike në ambiente të mbyllura", tha Toshovski.

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR