• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për transportin publik prioritet është që Qeveria të paguajë borxhin prej tetë milionë euro, thotë Arsovska

Për transportin publik prioritet është që Qeveria të paguajë borxhin prej tetë milionë euro, thotë Arsovska

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Qeveria duhet ta paguajë borxhin prej tetë milionë eurosh ndaj Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) Shkup për transportin falas të studentëve. Ky është prioritet nëse duan t'i zgjidhin problemet, thotë kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në pyetjen e gazetarëve për problemet me transportin publik në qytet.

Arsovska sot në konferencën për media në Qytetin e Shkupit e dha versionin e saj për rezultatin e takimit të djeshëm me kryeministrin Hristian Mickoski dhe ministrin e Vetëqeverisjes lokale, Zllato Perinski që u mbajt me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për problemit me transportin publik dhe papastërtitë në kryeqytet.

Përgjegjësinë për problemet i ka locuar te këshilltarët e Qytetit të Shkupit të cilët thonë se nuk i përkrahin projektet e saj nga programi i premtuar dhe nuk i votojnë programet pa të cilat, siç thekson, "nuk mund të funksionojnë ndërmarrjet publike".

Në Kërkesën për pagesën e borxhit prej tetë milionë euro që, theksoi, daton që nga viti 2021, në mbledhje kanë marrë përgjigje se "do ta paguhej me ribalancin duke tërhequr mjete për ndërtimin e bulevardit të ri në Vizbeg", që siç tha "e konsiderojnë shantazh në dëm të qytetarëve, ndërsa jo për lidhje partneriteti dhe ofrim zgjidhjesh".

Midis propozimeve që ata parashtruan është dhe plani për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë, ku këshilltarëve u ofruan formimin e komisionit për blerjen dhe zbatimin e tij, ndërsa kryetares së komunës vetëm për ta nënshkruar.

Sipas saj, problemi për NQP-në është i komplikuar, para së gjithash, sepse ka një borxh prej tetë milionë euro që nuk po e paguan Qeveria. Në vitet tjera, konfirmoi ajo, ka pasur subvencione direkte për NQP-në dhe 15 milionë euro ndihmë nga pushteti qendror, ndërsa tash katër vite nuk kanë dhënë asnjë denarë.

Për NQP-në, tha zgjidhjet i kanë ofruar dje, ka pasur edhe për orarin e udhëtimit edhe për më shumë autobusë edhe për pastërtinë publike ku siç theksoi, “nëse pala tjetër do të ishte e sinqertë do të kishin thënë se do të votonin”.

Nëse do t'i kishin filluar procedurat para dy vitesh dhe secilin vit do të bliheshin nga 50 autobusë, tha se tani do të ishin 150 autobusë të rinj. Fatkeqësisht, shtoi ajo, edhe në mbledhjen e djeshme thanë se nuk ka para, buxheti është i shkatërruar dhe nuk do ta votojnë një vendim të tillë edhe pse ata do ta propozojnë sërish, le të mos votojnë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR