• e premte, 05 dhjetor 2025

Për të tretën herë është shtyrë seanca gjyqësore për rastin me lehonën nga Dibra

Për të tretën herë është shtyrë seanca gjyqësore për rastin me lehonën nga Dibra

Strugë, 10 mars 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore në Strugë sot për herë të tretë është shtyrë gjykimi për rastin me lehonën Jilldiz Veaposka nga Dibra, të cilës i janë hequr tri organe pas lindjes me prerje cezariane, kundër tre mjekëve nga Spitali i Strugës.

Shtyrja, siç u theksua në seancën e sotme, në të cilën me kërkesë të prokurorisë duhej të dëshmonte një infermiere, vjen si pasojë e mungesës së avokatit të të pandehurit të çështjes. Seanca është caktuar për datën 9 maj, me arsyetimin se avokati ka kryer ndërhyrje kirurgjikale.

Avokati i të dëmtuarës Veaposka, Sasho Janev, beson se kolegu i tij nga pala e kundërt ka pasur vërtet probleme shëndetësore dhe se shtyrja nuk është pjesë e taktikës së tij.

E dëmtuara Veaposka beson se procedura është zvarritur që nga fillimi dhe se kjo shtyrje është blerje kohe, por pret që një ditë drejtësia të vihet në vend.

 

Ajo tha se deri më tani nuk është përballur me asnjë mjek jashtë sallës së gjyqit, por sepse kërkon të mbajnë përgjegjësi ligjore për faktin se ka mbetur pa mitër, vezore dhe veshkë. Veaposka ka theksuar se po trajtohet në psikiatri dhe se gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohet psiqikisht dhe fizikisht, ndërsa në ndërkohë ka bërë edhe një operacion tjetër në të cilin i është hequr fshikëza e tëmthit. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR