Për të katërtën ditë me radhë vazhdon kërkimi për personin e zhdukur në liqenin e Gllaznjës
- Tetë zhytës nga forcat speciale të ushtrisë "Ujqërit" sot vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin, i cili u zhduk pasditen e 29 korrikut të këtij viti në ujërat e liqenit artificial Gllaznjë në rajonin e Likovës.

Shkup, 2 gusht 2023 (MIA) - Tetë zhytës nga forcat speciale të ushtrisë "Ujqërit" sot vazhdojnë kërkimet për 29-vjeçarin, i cili u zhduk pasditen e 29 korrikut të këtij viti në ujërat e liqenit artificial Gllaznjë në rajonin e Likovës.
Siç informoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QKK), kushtet e kërkimit janë shumë të vështira, bregu është jashtëzakonisht i pjerrët, ndërsa thellësia e ujit është më shumë se 20 metra vetëm pak metra larg bregut.
Sipas QMK-së, dukshmëria është gjithashtu e dobët, veçanërisht në thellësi më të madhe. Ata theksojnë se bregu i liqenit po kërkohet vazhdimisht
Policë nga SPB Kumanovë po e sigurojë vendin e fatkeqësisë. ls/
Foto: QMK