• e premte, 05 dhjetor 2025

Për shkak të zjarrit në Vardarsihte pa energji elektrike 47 000 konsumatorë në Shkup

Për shkak të zjarrit në Vardarsihte pa energji elektrike 47 000 konsumatorë në Shkup

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Pa furnizim me energji elektrike janë 47.000 konsumatorë në Shkup, pasi pas zjarit që ndodhi sot në mesditë në deponinë Vardarishte në mënyrë parandaluese janë shkyçur nënstacionet "Shkupi 4 - Aerodrom" dhe "Shkupi 4 - Lindje".

"Për shkak të një zjarri të madh në deponinë Vardarishte, ndërsa me kërkesë të Brigadës së Zjarrfikësve, ekipet e Elektroshpërndarjes ndërhynë menjëherë në terren dhe shkyçën furnizimin me energji elektrike në nënstacionet "Shkupi 4 - Aerodrom" dhe "Shkupi 4 - Lindje". Për momentin, 47.000 konsumatorë janë pa furnizim me energji elektrike. Furnizimi me energji elektrike do të rikthehet pasi Brigada e Zjarrfikësve të raportojë se zona është e sigurt dhe zjarri është shuar", deklaruan për MIA-n nga Elektroshpërndarja.

Në shuarjen  e zjarrit, me të cilin është përfshirë bari i thatë dhe materiale të mbeturinave, marrin pjesë 20 zjarrfikës me shtatë automjete zjarrfikëse.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR