• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Për shkak të një defekti, nesër një pjesë e Shkupit do të mbetet pa ujë

Për shkak të një defekti, nesër një pjesë e Shkupit do të mbetet pa ujë

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Për shkak të një defekti, nesër një pjesë e territorit të Shkupit do të mbetet pa ujë të pijshëm, njoftojnë sot nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup.

Siç theksohet në kumtesën, për shkak të një defekti në rrugën "Partizanska 1", ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit të një pjese të kësaj rruge, si dhe të një pjese të “Uji Kuq” dhe një pjesë të “Dane Krapçev”.

Furnizimi me ujë i këtyre shfrytëzuesve do të ndërpritet nga ora 07:30 deri në përfundim të aktiviteteve të punës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR