• e enjte, 04 dhjetor 2025

Për shkak të motit të ligë në Shkup në 112 shumë raportime për drunj të rënë, kabllo të dëmtuara të EVN-së dhe dëmtime të pronave private

Për shkak të motit të ligë në Shkup në 112 shumë raportime për drunj të rënë, kabllo të dëmtuara të EVN-së dhe dëmtime të pronave private

Shkup, 31 gusht 2025 (MIA) - Si rezultat i motit të ligë i cili në orët e pasdites e kaploi Qytetin e Shkupit, në numrin për raste urgjente 112 ishte raportuar për drunj të rënë, kabllo të dëmtuara të EVN-së dhe në një pjesë të vogël dëmtime të pronave private (automjete, tenda, etj.)

 Raportimet janë bërë në këto lokacione:

 1. Rr. Teodosij Gologanov, te ALM (pemë e rrëzuar mbi automjet)
 2. Rr. Pariska nr. 18 (pemë e rrëzuar mbi barakë)
 3. Rr. Nikola Rusinski nr. 3b (pemë e rrëzuar mbi automjet)
 4. Rr. Dimitar Turimanxhovski, te PS Aerodrom (dy pemë të rrëzuara)
 5. Rr. Gjorgje Petrov 8v (pemë e rrëzuar mbi automjet)
 6. Rr. Samoilova nr. 101, pranë furrës „Sirma“ (pemë e rrëzuar mbi kabllo elektrike)
 7. Bul. Partizanski Odredi nr. 74A (pemë e rrëzuar mbi disa automjete në parking, përballë ëmbëltore „Palma“)
 8. Rr. Struma nr. 1/2/10 (pemë e rrëzuar mbi ballkon)
 9. Tophane – pemë e rrëzuar mbi shtëpi përballë furrës
 10. Rr. Volgogradska nr. 11 (pemë e rrëzuar mbi pjesë të një ndërtese)
 11. Rr. Rugjer Boshkoviq (pemë e rrëzuar mbi Fakultetin e Dramës)
 12. Rr. Dragisha Mishoviq bb, obor i kopshtit „Orce Nikollov“ (pemë e rrëzuar mbi automjet)
 13. Rr. Pitu Guli (pemë e rrëzuar)
 14. Rr. Aco Shopov nr. 80 (pemë e rrëzuar)
 15. Rr. Metodija Mitevski nr. 8, Tophanë (pemë e rrëzuar)
 16. Rr. Luka Gerov nr. 31 (pemë e tharë e rrëzuar mbi kabllo të EVN-së)
 17. Rr. Hristo Tatarçev nr. 71/1 (pemë e rrëzuar mbi trotuar)
 18. Rr. Varshavska (pemë e rrëzuar te rrethrrotullimi me rr. Pariska)
 19. Rr. 1, Bullaçani (pemë e rrëzuar mbi çati)
 20. Rr. Radika nr. 5 (pemë e rrëzuar mbi trotuar)
 21. Rr. Jurij Gagarin nr. 54 (pemë e rrëzuar para hyrjes së një ndërtese)
 22. Bul. Jane Sandanski nr. 70 (pemë e anuar me rrezik rrëzimi)
 23. Rr. Metodija Mitevski (pemë e rrëzuar dhe shtyllë e anuar)
 24. Rr. Briçhis Metana nr. 2 (pemë e anuar me rrezik dëmi të madh)
 25. Rr. Vasko Karangjeleski nr. 21 (pemë të rrëzuara, njëra pengon hyrjen)
 26. Rr. 808, pranë Pivara (pemë e rrëzuar mbi parking)
 27. Rr. Dame Gruev nr. 14 – para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (pemë të rrëzuara)
 28. Rr. Samoilova nr. 43 (pemë të anuar, kabllo të këputura të EVN-së)
 29. Çarshia e Vjetër, Kapan Han (pemë e rrëzuar)
 30. Rr. Atinska nr. 13 (pemë e anuar mbi kabllot e Telekomit)
 31. Rr. Mitropolit Teodosij nr. 18 (pemë e rrëzuar pranë Klubit të deputetëve)
 32. „Staro Bure“ (pemë e rrëzuar mbi kabllo të EVN-së)
 33. Rr. Shar Planina nr. 85 (shtyllë elektrike që jep shkëndija)
 34. Rr. Luka Gerov nr. 31 (pemë e rrëzuar mbi kabllo të EVN-së, me shkëndija)
 35. Rr. Skupi nr. 22/39 (shtyllë e anuar me kabllo nën tension)
 36. Rr. Viniçe nr. 94 (hyrje drejt Stracincës, nevojitet EVN dhe zjarrfikësit)
 37. Rr. Ferid Murati (dëme materiale mbi automjete, çati e liruar me rrezik rënieje)
 38. Rr. Jordan Mijalkov nr. 55 (tre kontejnerë të rrëzuar, rruga e bllokuar)
 39. Rr. Boro Petrushevski nr. 12 (dëm në shtëpi nga çatia e rrëzuar e një ndërtese në ndërtim)
 40. Shishovë – Grçec, te varrezat (shtyllë elektrike e rrëzuar mbi rrugë)
 41. Rr. 2 nr. 33, Ilinden (kabllo të ngatërruara nën tension me shkëndija)
 42. Rr. Butelska nr. 44 (shtyllë elektrike që jep shkëndija)
 43. Bul. Bosnja dhe Hercegovina (semaforë të dëmtuar me rrezik rrëzimi)
 44. Rr. Dimçe Miloshevski (shkëndija nga kabllo elektrike)
 45. Rr. 21, Sopishte (dy kabllo të bashkuara të rrymës)

Të gjitha raportimet janë dërguar te shërbimet kompetente, të cilat po intervenojnë me prioritet me qëllim të tejkalimit të gjendjes së krijuar. fc/

Foto: FB

 

QËNDRONI TË LIDHUR