• e shtunë, 23 nëntor 2024

Për shkak të ekspertizës pas një aksidenti, komunikacioni në magjistralen Kërçovë-Gostivar po zhvillohet në mënyrë alternative

Për shkak të ekspertizës pas një aksidenti, komunikacioni në magjistralen Kërçovë-Gostivar po zhvillohet në mënyrë alternative

Gostivar, 26 shtator 2023 (MIA) - Pas ndërprerjes pothuajse dyorëshe të komunikacionit në rrugën magjistrale Gostivar - Kërçovë, para hyrjes në Gostivar, për shkak të një aksidenti, lëvizja e automjeteve po zhvillohet në mënyrë alternative të cilën e rregullojnë nëpunësit policorë.

Nga SPB Tetovë informojnë se sot në orën 10:05 ka pasur paraqitje për aksident trafiku në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, para hyrjes në Gostivar, në afërsi të një objekti hotelierik.

"Në të morën pjesë automjeti i udhëtarëve "seat kordoba" me targa të Gostivarit, drejtuar nga R.R.(75) nga Velebërda e Rekës së Poshtme dhe një traktor, gjithashtu me targa të Gostivarit, drejtuar nga G.Q.(34) nga lomnica e Gostivarit", theksojnë nga SPB Tetovë.

Në fatkeqësi, dy vozitësit kanë marrë lëndime të lehta trupore të konstatuara në Spitalin e prëgjithshëm të Gostivarit "Ferid Murat", ku janë dërguar për ofrim të ndihmës mjekësore.

Në vendin e fatkeqësisë ekspertizë kreu ekipi nga NJPB Gostivar, komunikacioni po rregullohet me lëshimin e automjeteve në mënyrë alternative në të dy drejtimet. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR