• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për shkak të defektit në Bllokun 2 të "REK Bitola", kombinati nuk prodhon rrymë, sonte pritet njëri bllok të jetë në rrjet

Për shkak të defektit në Bllokun 2 të

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme, për shkak të efektit të Bllokut 2 të "REK Bitola", kombinati nuk prodhon rrymë dhe për momentin po punohet në mënjanimin e defektit në bllok, konfirmuan nga SHA EMV për MIA-n.

"Në rrjedhë janë operacione për lëshimin në prodhim të njërit prej blloqeve të cilët janë rezervë e punës së Bllokut 2. Kombinati në këtë periudhë, në pajtim me kërkesën e ulur të energjisë elektrike nga konsumatorët dhe planit për prodhim të SHA EMV-së, punoi me një bllok për shkak të domosdoshmërisë së lëshimit të një pjese të akumulimeve të hidrocentraleve", thonë nga SHA EMV.

Nga atje shtojnë se nevoja për energji elektrike në sistemin elektroenergjetik të vendit përmbushet nga kapacitetet e veta prodhuese.

Ndërkohë, sonte pritet njëri bllok të jetë në rrjet, ndërkaq sapo të ndodhë kjo, opinioni do të njoftohet, shtojnë nga SHA EMV. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR