• e premte, 05 dhjetor 2025

Për shakanë e Ramës në llogari të Trampit, përgjigje diplomatike nga Shtëpia e Bardhë

Për shakanë e Ramës në llogari të Trampit, përgjigje diplomatike nga Shtëpia e Bardhë

Tiranë, 3 tetor 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka reaguar ekskluzivisht për Top News pas batutës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për presidentin amerikan Donald Tramp, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Emanuel Makron dhe presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

Në pyetjen e Top News nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, nënsekretarja e Shtypit ne Shtëpinë e Bardhe, Ana Keli dha përgjigje krejtësisht diplomatike.

"Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!"

Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.

Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Tramp për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR