• e enjte, 26 dhjetor 2024

Për Propozim-ligjin për masa restriktive është e nevojshme që të krijohen mundësi plotësuese për zbatimin e aspekteve juridike, thotë Xhaferi për MIA-n

Për Propozim-ligjin për masa restriktive është e nevojshme që të krijohen mundësi plotësuese për zbatimin e aspekteve juridike, thotë Xhaferi për MIA-n

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria teknike pritet që në seancën e sotme përsëri ta shqyrtojë Propozim-ligjin për masa restriktive, i cili ishte tërhequr nga procedura në Kuvend. Kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi në intervistën për MIA-n thotë se një nga shkaqet për tërheqjen është se në përbërjen e Qeverisë ka pasur mospajtime rreth tekstit të ligjit. Është e nevojshme, thotë ai, të krijohen mundësi të reja plotësuese që të zbatohen aspektet juridike, por, shtoi se, ligji duhet të shihet edhe nga konteksti politik që të përmbushet qëllimi i tij.

"Mirë, së pari në mënyrë administrative dhe lidhur me përfaqësuesit, nëse do të jenë të njëjtët, nuk do të jenë të njëjtët. Lidhur me dilemat të cilat u hapën në publik pa u parë teksti, sinqerisht unë edhe nuk arrita ta shoh tekstin aty sepse në bazë të kompetencës aty nuk kisha detyrim ta shoh tekstin si pjesë materiale. Lidhur me statusin këtu vlerësova se është më adekuate që të tërhiqet, veçanërisht që si informacione kisha se brenda në përbërje të Qeverisë kishte mospajtime rreth tekstit", tha Xhaferi. 

Në tekstin e propozuar, potencoi ai, ka "gjendje" të cilat nuk përputhen me sistemin tonë juridik, dhe në këtë kuptim është e nevojshme që të krijohen mundësi të reja plotësuese që të zbatohen aspektet juridike. Por, ky ligj, sipas Xhaferit, nuk duhet të shihet vetëm nga aspekti juridik, por edhe me kontekst politik që të pranohet qëllimi i tij. 

"Pikëpamja ime është politike, si zgjidhje politike në kuptim të krijimit të parakushteve për shënimin e parakushteve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dhe nëse kjo do të duhej të ishte vlerë e shtuar për përpjekjet e shtetit për përballje me atë dukuri në atë kontekst është vendim politik në kuptim që të krijohen mundësi të reja, mundësi plotësuese që të zbatohen aspektet juridike, ajo që është luftë konkrete dhe në kontekst mendoj se është e nevojshme që të shihet ligji, jo në mënyrë strikte vetëm nga aspekti juridik, por edhe nga konteksti politik që të shihet puna më gjerë që ta ketë pajtimin lidhur me qëllimin i cili vendoset para ligjit. Pjesën juridike, pjesën profesionale, unë nuk do të doja ta kontestoj gjithsesi fella ka të drejtë që t'i shohë dhe për këtë është edhe fella juridike, megjithatë përveç aspektit juridik shteti ka detyrime dhe mundësi politike dhe nevoja drejt qytetarëve të dalë me masa plotësuese lidhur me luftën me korrupsionin", tha Xhaferi në intervistë për MIA-n. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR