• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për Onkologjinë në protesta u kërkua përgjegjësi dhe dorëheqje e tre ministrave të fundit të Shëndetësisë

Për Onkologjinë në protesta u kërkua përgjegjësi dhe dorëheqje e tre ministrave të fundit të Shëndetësisë

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Qytetarët të cilët protestuan fillimisht para Qeverisë, e më pas edhe para Prokurorisë publike kërkuan përgjegjësi dhe dorëheqje të tre ministrave të fundit të Shëndetësisë në lidhje me rastin në Klinikën e onkologjisë.

Pjesëmarrësit në protestë shprehën revoltën e tyre duke hedhur vezë ndaj Prokurorisë dhe brohorisnin “vrasës”, “mafia”, “dorëheqje”, “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” si dhe “drejtësi për viktimat”. Ata bënë thirrje për mbështetje nga të gjithë qytetarët, pa dallim etnie apo partie. Ata paralajmëruan se do të ketë protestë tjetër të hënën e ardhshme në të njëjtën orë dhe vend.

Gjatë protestës, qytetarët treguan për përvojat e tyre personale, për njerëzit që humbën ndonjë të afërm dhe ndanë historitë e tyre para të pranishmëve.

Në protestë ka pasur edhe një minutë heshtje për pacientët e ndjerë të onkologjisë.

Të premten është hapur hetim paraprak për ngjarjet në Klinikën e onkologjisë, ndërsa është bërë bastisje në objektin shëndetësor si dhe në dy banesa private në Shkup. Janë marrë dokumente dhe kompjuterë.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR