• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për një javë në Greqi janë regjistruar 22 raste të reja të virusit Nili Perëndimor

Për një javë në Greqi janë regjistruar 22 raste të reja të virusit Nili Perëndimor

Athinë, 8 gusht 2024 (MIA) - Gjatë javës së kaluar, në Greqi janë regjistruar 22 raste të reja të virusit Nili Perëndimor, ndërsa numri i përgjithashëm i të infektuarve që nga fillimi i sezonit deri në mesditën e djeshme është 55, ndërsa 8 persona kanë vdekur, sipas raportit javor të Organizatës kombëtare për shëndetësi publike (EODI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Raste të konfirmuara të virusit të Nilit Perëndimor ka edhe në pjesën veriore, perëndimore dhe qendrore të Greqisë, si dhe në Epir dhe Ishujt Jon.

Të hënën, nga EODI kumtuan se qarkullimi i virusit është intensiv, me ç'rast numri i rasteve të regjistruara është më i lartë se në pesë vitet e mëparshme për të njëjtën periudhë kohore dhe rekomanduan rritjen e mbrojtjes kundër mushkonjave.

Rasti i parë i këtij viti i infektuar me virusin e Nilit Perëndimor në Greqi është regjistruar në fillim të korrikut.

Virusi në vend është i pranishëm në periudhën verore nga viti 2010 deri në vitin 2014, si dhe nga viti 2017 deri sot.

Numri më i madh i rasteve të Nilit Perëndimor ishte në vitin 2018, gjithsej 317, dhe po atë verë, numri më i madh i vdekjeve ishte gjithashtu 51.

Vitin e kaluar në Greqi janë regjistruar 162 raste, ndërsa nga Nili Perëndimor kanë vdekur 23 persona. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR