• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për një javë janë regjistruar 72 raste të reja të kollës së mirë, nëntë fëmijë të hospitalizuar

Për një javë janë regjistruar 72 raste të reja të kollës së mirë, nëntë fëmijë të hospitalizuar

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Nga 15 deri më 21 mars, janë regjistruar 72 raste të reja me kollë të mirë. Sa i përket shpërndarjes gjeografike, pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në Shkup - 58, ndërsa janë regjistruar raste në Kumanovë - shtatë, Manastir - katër, Dibër dhe Strugë nga një rast, tregojnë të dhënat e raportit të sotëm më të mirë të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Nga 72 rastet e reja, nëntë janë të hospitalizuar ose 12,5 për qind. Bëhet fjalë për shtatë fëmijë të moshës nën një vit dhe nga një person nga grupmosha prej 15 deri 19 vjet dhe nga 20 deri 29 vjet. Mosha e të saposëmurëve lëviz prej 0 deri 44 vjet, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmoshat prej 10 deri 14 vjet. 

"Deri më 21 mars, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 287 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 15.6/100.000 banorë. Sa i përket vendbanimit, numri më i madh i banorëve jetojnë në Shkup - 247 (86,1 për qind) në pesëmbëdhjetë komuna të ndryshme, 12 persona jetojnë në Kumanovë, 11 persona janë nga Tetova, 6 në Manastir, tre në Gostivar, dy në Dibër dhe Strugë dhe nga një rast janë regjistruar nga Strumicë, Kriva Pallanka, Kavadarci dhe Koçani. Personat e sëmurë janë të moshës nga 1 muaj deri në 78 vjeç (mesatarja 11,9 vjeç). Numri më i madh i pacientëve i përkasin grupmoshës 10-14 vjeç (27,5 për qind), pastaj janë fëmijët nën 4 vjeç (25,4 për qind), gjegjësisht 41 raste (14,3 për qind) i përkasin grupmoshës nën 1 vjeç, ndërsa 32 (11,1 për qind) janë fëmijë nga mosha 1 deri në 4 vjeç", shkruan në raportin e ISHP-së.

Nga numri i përgjitshëm i rasteve të regjistruara - 287, 157 raste ose 54,7 për qind nuk ishin të vaksinuar, nuk janë vaksinuar komplet sipas moshës ose nuk kanë dëshmi për vaksinim. Nga rastet të cilët janë komplet të vaksinuar, koha mesatare e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje është 12,6 vjet.

Nga të sëmurët, 44 persona ose 15,3 për qind janë hospitalizuar, edhe atë 38 ose 86,1 për qind e tyre janë të moshës deri 4 vjet.

"Në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse dhe Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën prej 18.01.2024 deri më sot, të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike nga QSHP, kryejnë kërkim intensiv të personave të pa evidentuar,të pavaksinuar dhe jo komplet të vaksinuar, si dhe të personave të cilët i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, me qëllim të thirrjes së tyre dhe vaksinim sipas Kalendarit kombëtar për imunizim", theksohet në raportin e ISHP-së. 

Në bazë të të dhënave të dorëzuara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit, nga Shërbimet për vaksinim (Gazi Babë, Çair, Karposh, Kisella Vodë dhe Qendër) ishte konstatuar se janë gjetur 15.067 fëmijë të pavaksinuar. Prej tyre janë vaksinuar 8.243 ose 54,7 për qind. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe kanë marrë rivaksinë të parë - 4.423 ose 53,7 për qind.

"Në bazë të moshës dhe Kalendarit për vaksinim të rregullt, janë vaksinuar 9.895 fëmijë të moshës deri 7 vjet, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe - 5.813 ose 58,7 për qind nga fëmijët e vaksinuar kanë marrë dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinimit primar. Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave e cila përmban komponentë kundër kollës së mirë, të dhëna si vaksinë primare (doza I,II,III) ose rivaksinim (rivaksina I,II) në territorin e Shkupit në periudhën prej  од 18.01 deri 21.03.2024 është 18.138", sqarojnë nga ISHP.

Në shtet, pa Shkupin, nga të dhënat e dorëzuara nga qendrat e shëndetit publik, janë gjetur 7.929 fëmijë të pavaksinuar, prej tyre janë vaksinuar 3.914 ose 49,4 për qind. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe kanë marrë rivaksinë të parë  - 2.075 ose 53 për qind. 

"Sipas moshës dhe Kalendarit për vaksinim të rregullt, janë vaksinuar 10.569 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe - 5.398 ose 51,1 për qind e të vaksinuarve kanë marrë dozën I dhe II të rivaksinimit. Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponent kundër kollës së mirë, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinimi I, II) në periudhën nga 18.01 deri më 21.03.2024 është 14.483", shtohet në raportin e ISHP-së. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR