• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për një javë - 43 raste me pertusis, janë hospitalizuar edhe pesë fëmijë në shtet

Për një javë - 43 raste me pertusis, janë hospitalizuar edhe pesë fëmijë në shtet

Shkup, 15 mars 2024 (MIA) - Nga 8 deri 14 mars janë regjistruar 43 raste të reja me kollë të mirë, me 14 për qind ulje në krahasim me periudhën e kaluar shtatëditore. Pjesa më e madhe janë në kuadër të epidemisë në Shkup, ndërsa janë regjistruar raste edhe në Tetovë, Gostivar dhe në Manastir. Mosha e të sëmurëve lëviz deri 40 vjet. Numri më i madh i rasteve janë nga grupmoshat e fëmijëve prej 10 deri 14 vjet. Nga 50 rastet e reja, pesë janë hospitalizuar. Bëhet fjalë për katër fëmijë të moshës nën një vit dhe një nga grupmosha prej një deri katër vjet, bëhet e ditur në raportin më të ri javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot pasdite. 

"Deri më 14 mars në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 216 raste të kollës së mirë, me incidencë prej  11,8/100 000 banorë. Lidhur me vendbanimin, numri më i madh i njerëzve jetojnë në Shkup - 190 ose 88,0 për qind në katërmbëdhjetë komuna të ndryshme, tetë persona janë nga Tetova, pesë jetojnë në Kumanovë, në Gostivar tre dhe nga një rast është regjistruar nga Struga, Strumica, Dibra, Kriva Pallanka, Manastiri, Kavadari dhe nga Koçani", sqarojnë nga ISHP.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara - 216, 122 ose 5,05 për qind nuk ishin vaksinuar, nuk janë vaksinuar komplet sipas moshës ose nuk kanë dëshmi për vaksinim. Nga rastet të cilët janë komplet të vaksinuar, koha mesatare e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje është 12,7 për qind. Nga të sëmurët, janë regjistruar 36 persona me hospitalizim - 16,7 për qind edhe atë 31 ose 86,1 për qind e tyre të moshës deri katër vjet. 

"Kur është fjala për Shkupin dhe numrin e personave të vaksinuar nga 18 janari deri më 14 mars, sipas të dhënave të ISHP Shtëpia e shëndetit- Shkup, nga Shërbimi i Vaksinimit - Gazi Babë, Çair, Karposh, Kisella Voda dhe Qendër, ishte konstatuar se u gjetën 14.388 fëmijë pa vaksinim. Prej tyre janë vaksinuar 7.151 ose 49,7 për qind. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë – 3.796 – 55,6 për qind. Sipas moshës dhe kalendarit për vaksinim të rregullt, janë vaksinuar 9.084 fëmijë nën moshën shtatë vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe – 5.390 – 59,3 për qind e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën e parë, të dytë ose të tretë të vaksinimit primar. Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër kollës së mirë, të dhëna si vaksinim primar - doza e parë, e dytë, e tretë ose rivaksinim - rivaksinim i parë, i dytë, në territorin e Shkupit në periudhën nga 18 janari deri më 14 mars është 16.235”, thuhet në raport.

Pa Shkupin nga 18 janari deri më 14 mars, nga të dhënat e dorëzuara nga qendrat e shëndetit publik, janë gjetur  7.702 të pavaksinuar, prej tyre janë vaksinuar 3.328 ose 43,2 për qind. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe kanë marrë rivaksinë të parë- 1.705 ose 51,3 për qind.

"Sipas moshës dhe kalendarit për vaksinim të rregullt, janë vaksinuar 9.451 fëmijë nën moshën shtatë vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe - 4.905 ose 51,9 për qind e të vaksinuarve kanë marrë dozën e parë ose të dytë të rivaksinimit. Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër kollës së mirë, të dhëna si vaksinim parësor - doza e parë, e dytë, e tretë ose rivaksinimi - rivaksinimi i parë, i dytë, në periudhën nga 18 janari deri më 14 mars është 12.779”, tregojnë të dhënat e Institutit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR