Për një ditë në Rripin e Gazës janë vrarë 71 njerëz
- – Në një sulm izraelit mbi plazhin në qytetin Gazë u vranë dhjetëra njerëz, ndërsa numri i viktimave sot në Rripin e Gazës u rrit në 71.
- Post By Fitore Curri
- 20:50, 30 qershor, 2025
Gazë, 30 qershor 2025 (MIA) – Në një sulm izraelit mbi plazhin në qytetin Gazë u vranë dhjetëra njerëz, ndërsa numri i viktimave sot në Rripin e Gazës u rrit në 71.
Sipas të të punësuarve në spitalin Shifa, të paktën 21 njerëz u vranë gjatë sulmit izraelit mbi plazh, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe disa të mitur dhe gra, si dhe një gazetar.
Grupi palestinez Hamas, i cili e kontrollon Rripin e Gazës njoftoi se sulmi ishte drejtuar ndaj kampit për persona të zhvendosur në plazh, përderisa agjencia palestineze e lajmeve VAFA (WAFA) njoftoi se është goditur një zonë për pushim në plazh.
Armata izraelite njoftoi se do t’i hetojë akuzat për sulmet, duke theksuar se shënjestër e sulmeve janë Hamasi dhe organizata të tjera në Rripin e Gazës, me çka po ndërmerren masa për mbrojtje të civilëve. fc/
Foto: DPA